Grandi javën e ardhshme i rikthehet AKP-së

Artikujt tjerė
- Presidentja Jahjaga dekretoi Arta Ramën-Hajrizi, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
- Haxhiq e sheh të panevojshme të ruhet nga KFOR-i
- FSK-ja tejkalon standardet e parashikuara nga NATO
- Grandi javën e ardhshme i rikthehet AKP-së
- Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
- PDK-ja kërkon të tërhiqet Kodi Penal
- Fotomodeli shqiptar që kandidon për deputet në Parlamentin Zviceran
- Edhe nga dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në Bill Clinton
- Rada Trajkoviq i quan rrezik për serbët strukturat paralele
- Konstituohen organet e Kryesisë së PSHDK së
Prishtinë, 25 qershor - Pavarësisht mospajtimeve, Hoteli Grand nga java e ardhshme do ti kthehet në pronësi AKP-së, raporton KTV-ja. Zyrtarë të kësaj të fundit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rifutjes në shitje të këtij hoteli që ka ngjallur reagime dhe akuza të shumta për kërkim ryshfeti.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kthimin e Hotelit Grand nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Zyrtarë të kësaj të fundit i kanë thënë KTV-së se po presin që deri të enjten të përfundojë i gjithë procesi i kthimit, pasi që në mungesë të certifikatës së biznesit, të cilën e mban Zelqif Berisha.
Berisha nuk ka dorëzuar certifikatën e biznesit, duke shtyrë AKP-në që ta marrë kopjen e certifikatës për të kërkuar nga Ministria e Financave kryerjen e pagesën prej 2.500 eurosh pronarit të deritashëm me çka dhe të përfundojë procesin e kthimit të aksioneve.
Drejtori menaxhues i AKP-së ka thënë se pas këtyre hapave do të bëhet verifikimi i gjendjes së hotelit.
Por, nuk është vetëm ky hotel në qendër të Prishtinës që po vazhdon ti shkaktojë kokëçarje AKP-së.
Bordi i AKP-së nuk është ndarë i kënaqur me investimet e bëra në ndërmarrjen Agrokosova, pasi që këto investime janë bërë me anë të kompensimeve.
Një lëvizje pozitive, sipas Llukës, është bërë për fabrikën e duhanit në Gjilan.
Kurse miniera XIM Strezovci, pritet të dalë edhe një herë në shitje, mirëpo pas kthimit të disa aseteve, të cilat janë marrë nga kjo minierë dhe janë transferuar në minierën XIM Goleshit, e blerë po nga i njëjti biznesmen që i është marrë miniera e Strezovcit.
Blerësit e këtyre ndërmarrjeve të privatizuara, nëpërmjet spin off-it special nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, vazhdojnë të kenë probleme në plotësimin e kushteve të parashtruara në kontratë duke marrë kështu me miliona euro penallti, por që nuk e kanë ndryshuar aspak situatën.







