• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica

Publikuar: 25.06.2012 - 12:19

Prishtinë, 25 qershor – Një numër i konsiderueshëm i peshqve kanë ngordhur në lumin Drenica, i cili kalon në rajonin e Gllogocit e vazhdon nëpër fshatrat e Fushë-Kosovës, ku bashkohet me lumin Sitnica, shkruan sot “Koha Ditore”. Banorët e fshatit Vragoli thonë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ngordhje të peshqve në këtë masë. Zyrtarët shtetërorë gjatë ditës së diel i kanë përfunduar analizat e ujit të lumit, por edhe të puseve të Ujësjellësit prej nga banorët e kësaj ane furnizohen me ujë të pijshëm.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, i cili ishte pjesë e ekipit, ka bërë të ditur se janë kryer edhe analizat e ujit të lumit Drenica, të dielën pasdite.

Ai ka thënë se rezultatet e analizave tregojnë se uji i lumit është i helmuar në parametra të vegjël.

“Uji i pijshëm ka dalë se i përmbush të gjitha standardet dhe mund të përdoret. Nuk përbën ndonjë alarm”, ka thënë Tahirsylaj, duke shtuar se megjithatë uji i lumit është i kontaminuar.

E deri tek helmimi i ujit të lumit, Tahirsylaj ka thënë se ka ardhur nga bartja e xeheroreve me të cilat bujqit i kanë stërpikur arat.

“Pas reshjeve të shiut të gjitha ato pesticide që përdoren në bujqësi janë bartur në ujin e lumit, prandaj ka ndodhur kjo situatë. Ngordhja e peshqve ka ndodhur si pasojë e mungesës së oksigjenit”, ka thënë ai.



Lumi Drenica në fund të fshatit Vragoli bashkohet me lumin tjetër Sitnica. Ngordhja e peshqve ka ndodhur vetëm në lumin Drenica, kurse në lumin Sitnica nuk janë vërejtur peshq të ngordhur.

Komente (1)

arbeni25.06.2012/13:19

Nuk eshte e verete qe peshqite kane ngordhur nga reshjet e shiut, kin se i kane shperlar persticidet dhe pleharet qe i kane sperkat bujqit, nje genjeshter e kulluar, ajo ka ndodh si pasoj e ndotjes nga fabrik e "Ferronikelit" e cila e ndote lumin ne menyre enorme, po keta si modeli i Syl Tahirsyles per pak pare, thone gjera te verteta.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu