• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

PDK-ja kërkon të tërhiqet Kodi Penal

Publikuar: 25.06.2012 - 12:12

Prishtinë, 25 qershor - Partia Demokratike e Kosovës përmes përfaqësuesit të saj ka kërkuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës që të tërhiqet Kodi Penal i Kosovës dhe të rishqyrtohen nenet e diskutueshme.

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, raporton RTK-ja, tha se qeveria duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që kodi të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Krasniqi e ka cilësuar të ngutshëm veprimin e Hajredin Kuçit për dorëheqje, por edhe deklaratat e kryeministrit më pas. “Fundi i fundit Kodi Penal ka ardhur në Kuvend nga vetë Qeveria”, ka theksuar Krasniqi.

 

 

Komente (7)

alban26.06.2012/05:07

Kesaj pune i thuhet Mire se erdhet ne Fashizem!

Murtez Xhemajli25.06.2012/23:08

Pajtohem me z.Krasniqi kur thot se ata te Qeveris jan ngutur dhe kan dale me deklarata te ngutshme sepse ate kod e kan prue mu Qeveria e kosoves per miratim e dihet se ne kuvend deputetet e kane te drejten qe te votojn ashty siq atyre jave merre mendja se eshte ma mire , e per ate arsye qeveria duhet mire me mendue dhe me punue qe kur te bjene ligje per miratim ne kuvend te shefe se qka po bjen e jo pase miratimeve nga deputetet te fillon qe ata ti fajeson per ligjin e miratuar e qe ka ardhur mu nga ajo Qeveri, kjo e qete ne pahe nji qeshtje qe nuk jane te kordinuara mire punet ase neper grupe parlamentare ase ne kuvend e ase ne parti mbrenda per mbrenda.Qeveria duhet me u ule dhe me e shqyrtue mire e mire qdo ligje qe e bjen per miratim ne Kuvend e masandej ta bjen per miratim ne kuvend e jo masi te bjen te fillon qe te rishiqon se qka ne te vertet ka prue per miratim ne kuvend che qdo ndrrim ta ban me kohe nese shifet se ka mendime me te mira dhe alternativa tjera.

emrushi25.06.2012/22:30

kerkesa per heqje duhet pa tjeter te nenkupton edhe pergjegjsin per ata te cilt luajten deri tani me ndjenjat e gazetarve por edhe te popullit. Se, ju ka ardh dita disave, por sishte dasht me ju zgjat perher.

musa25.06.2012/21:14

kjo eshte katastrof vet i propozojn dhe vet i votojn keta koda dhe prap vet i kundershtojn marria e zotit dhe se nuk ka nevoj pere tja pranue apo jo doreheqjen sepse si minister i drejtsis dhe profesor i drejtsis kso gabime nuk i falen.

xhevdeti25.06.2012/20:31

Ata te cilet dine te bejne skandall dine edhe te teriqen.

Rahman Rama25.06.2012/20:30

Veprimeve te ketilla joserioze,e kan vetem nje emen LOJE E FEMIJVE!


inga25.06.2012/13:03

po kush e ka votu kete kod PDKja e jo populli.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme