Ministrja Kusari paralajmëron lehtësi fiskale për bizneset

Artikujt tjerė
- Presidentja Jahjaga dekretoi Arta Ramën-Hajrizi, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
- Haxhiq e sheh të panevojshme të ruhet nga KFOR-i
- FSK-ja tejkalon standardet e parashikuara nga NATO
- Grandi javën e ardhshme i rikthehet AKP-së
- Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
- PDK-ja kërkon të tërhiqet Kodi Penal
- Fotomodeli shqiptar që kandidon për deputet në Parlamentin Zviceran
- Edhe nga dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në Bill Clinton
- Rada Trajkoviq i quan rrezik për serbët strukturat paralele
- Konstituohen organet e Kryesisë së PSHDK së
Prishtinë, 25 qershor Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, i ka thënë Radio Kosovës se pakoja e re fiskale është duke u diskutuar dhe tashmë është përpiluar edhe lista, që përfshin lirimin e lëndës së parë, ambalazhit dhe materialit tjetër që hyn në procesin e përpunimit.
Qeveria ende nuk e ka përfunduar pakon e re fiskale. Por, tashmë, është hartuar lista e produkteve që do të jenë pjesë e pakos, e cila do të diskutohet edhe në këshillin kombëtar për zhvillim ekonomik.
Ne e kemi këtë edhe pjesë të diskutimit në Këshillin Nacional për Zhvillim Ekonomik. Brenda këtyre javëve do të bëhet edhe diskutimi i parë i hapur me përfaqësuesit e institucioneve në prezantimin e listës. Ata veç janë të informuar për produktet e para që do të jenë pjesë e kësaj pakoje, sqaron Kusari Lila.
Por, në pakon e re nuk parashihet të jetë përshkallëzimi i Tatimit në Vlerë të Shtuar (TVSH), thotë Kusari-Lila:
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e mirëpresin pakon e re fiskale. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se kjo është në favor të përmirësimit të mjedisit afarist, por, sipas tij, përshkallëzimi i TVSH-së do të ishte në dobi edhe të konsumatorëve.
Ndryshe, TVSH-ja në Kosovë është 16 për qind dhe lineare për të gjitha produktet.





