Letra e Presidentes në Kushtetuese zemëroi LDK-në

Artikujt tjerė
- Fillojnë seancat përmbyllëse në procesin Haradinaj
- Zbatimi Marrëveshjes së Aviacionit Civil në Kosovë, e detyrueshme
- Policia e Kosovës do të mbështes edhe sivjet policinë e trafikut të Shqipërisë
- Lëvizja Vetëvendosje përkrah kërkesat e grevistëve në QKUK
- Këtë javë Kuvendi mblidhet dy herë, pret edhe Topin
- Kontroll special për pasagjerët nga Kosova
- Presidentja Jahjaga dekretoi Arta Ramën-Hajrizi, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
- Hoxhiq e sheh të panevojshme të ruhet nga KFOR-i
- FSK-ja tejkalon standardet e parashikuara nga NATO
- Grandi javën e ardhshme i rikthehet AKP-së
Prishtinë, 25 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon tia kërkojë dorëheqjen Atifete Jahjagës. Shefja e Shtetit ka nervozuar subjektin më të madh opozitar pasi ka dërguar letër në Gjykatën Kushtetuese, ku është shprehur kundër shkurtimit të mandatit të saj. Deputeti Lutfi Haziri ka thënë se Jahjaga nuk duhet të harrojë se si është bërë presidente.
Kur LDK-ja kishte vendosur të bashkëpunojë me PDK-në dhe të tejkalojë problemin e zgjedhjes së Presidentit, shumëkush kishte menduar se roli opozitar i Partisë së Isa Mustafës ka përfunduar.
Por, katërmbëdhjetë muaj më vonë, LDK-ja po jep shenja se ka vendosur të jetë krejtësisht në pozicionin e opozitës.
Jo, sikur në prillin e vitit 2011, kur Isa Mustafa bashkë me PDK-në dhe AKR-në zgjodhën Atifete Jahjagën për Presidente, me mandat të kufizuar.
Tash raportet e LDK-së me Presidenten Jahjaga janë acaruar, prejse kjo e fundit nisi një deklaratë me shkrim në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kërkoi të mos i shkurtohet mandati me amendament kushtetues, shkruan Express.
Komisioni i përbërë nga shumica e partive ka hartuar amendamentet kushtetuese, që parashohin fundin e Jahjagës në krye të shtetit. Është paralajmëruar se Amendamenti i Dhjetë që flet për mandatin e Presidentes, do të shpallet antikushtetues nga Gjykata.
Krejt këtë situatë, LDK-ja po e sheh si tendencë të Presidentes Jahjaga për të qëndruar pesë vjet në Presidencë dhe për të prishur marrëveshjen e pesë prillit të vitit të kaluar.
Por, Jahjaga asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të respektojë marrëveshjen e liderëve.
Në emër të LDK-së, Vjosa Osmani ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Presidentes, ose dorëheqjen efektive në momentin që votohen ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe pa amendamentin e dhjetë.


labi25.06.2012/10:10
Kur kane me u mesu keta liderat tone me i respektu marreveshjet.. Po do me qene kryetare shteti e rregullat e lojes mos me i respektu, ku ke pa kshu...







jimmy25.06.2012/10:41
Vdiq Rugova, moj e mjera Kosove