• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kërkohet që veriu të trajtohet si pjesë e Kosovës

Publikuar: 24.05.2012 - 22:09

Prishtinë, 24 maj - Shumica e qytetarëve të Kosovës të anketuar nga USAID-i nëpërmjet anketës “Pulsi publik”, janë pajtuar që veriu i Mitrovicës duhet të trajtohet njësoj si edhe pjesët e tjera të Kosovës. Koordinatorja e OKB-së për zhvillim dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, gjatë prezantimit të rezultateve të anketës, ka vlerësuar se gjendja në veri të Kosovës është një brengë shumë e madhe, prandaj nëpërmjet kësaj ankete, sipas saj, është bërë përpjekje që të paraqiten mendimet e qytetarëve lidhur me veriun, njofton KTV.

“Shumica dëshirojnë të shohin këtë rajon të trajtuar, sikurse pjesa tjetër e Kosovës, pra rreth 62 për qind e tyre. Dhe 40 për qind e respodentëve mbështesin zbatimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe Planit të Ahtisarit për atë pjesë”, ka thënë Lubrani. Në raportin e UNDP-së, po ashtu thuhet se janë rreth 6 për qind e qytetarëve që pajtohen se situata në veri duhet të mbetet e njëjtë siç ishte që nga viti 1999, dhe rreth 2 për qind ose më pak e respondentëve, që mendojnë për secilin opsion veçmas, se duhet të ketë “shkëmbim të territoreve”, “ndarje të Veriut nga Kosova”, apo që duhet “t’i jepet status special veriut të Mitrovicës”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell