• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Serbët në veri nuk duan Zyrë Administrative

Publikuar: 24.05.2012 - 18:24

Prishtinë, 24 maj - Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës hasi në rezistencën e banorëve lokalë dhe udhëheqësve politikë serbë të asaj pjese të vendit.

Ata thanë se do të vazhdojnë kundërshtimin e deritashëm ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, ndërsa hodhën poshtë mundësitë që në të ardhmen të bashkëpunojnë me zyrën në fjalë, transmeton REL .

Danica Markoviq nga veriu i Mitrovicës, e quajti të panevojshme hapjen e Zyrës Administrative në veri të qytetit, duke shfaqur bindjen se me të do të bashkëpunojnë vetëm individë të caktuar dhe jo shumica e serbëve të veriut.

“Mendoj se një institucion i këtillë në veriun e Mitrovicës absolutisht nuk është i nevojshëm për këtë popull. Tentime të ngjashme ka pasur tashmë, do të thotë ka një zyrë që merret me çështje të këtilla administrative dhe natyrisht do të ketë disa individë që do ta pranojnë atë për shkaqe të përfitimit material. Por, megjithatë qëndrimi i asaj që njihet si shumicë e banorëve në veri të Kosovës është se institucionet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës nuk janë të pranueshme”, u shpreh Markoviq.

Një ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi që në veri të vendit të hap një Zyre Administrative me përkushtimin për t’u ofruar banorëve “shërbime më të mira me përgjegjësi më të madhe, si dhe investime në infrastrukturë duke u bazuar në prioritetet e qytetarëve në veriun e Mitrovicës”.

Milosh Bullatoviq, po ashtu banor i veriut të Mitrovicës, u shpreh pesimist për suksesin e zyrës, ndërsa theksoi se serbët e veriut nuk mund të blihen me para.

“Me sa e di unë, ata edhe në të kaluarën kanë bërë përpjekje të hapin disa zyra dhe nuk kanë pasur sukses. Mendoj se edhe kësaj radhe nuk do të kenë sukses. Serbët e veriut të Kosovës nuk mund të blihen me para, ndoshta disa individë po, siç kanë bërë deri më tash,  por jo shumica. Unë personalisht nuk kam letërnjoftim të Kosovës dhe as që më bie ndërmend të kem një”, tha ai.

Vendimit të ekzekutivit kosovar për themelimin e një zyre në veri iu përgjigjën me tone më kritike aktivistët politikë të veriut të Mitrovicës.

Njëri nga ata, Milan Ivanoviq, kërkoi parandalimin e hapjes së zyrës meqë me të, sipas tij, synohet jetësimi i planit për shpërnguljen etnike të serbëve.

“Plani nuk do të ketë sukses, ky është plan i shpërnguljes etnike të serbëve dhe nuk do të ketë sukses pavarësisht një numri të kriminelëve dhe mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptoj këtë dhe ta parandaloj”, theksoi Ivanoviq.

Marko Jakshiq, një tjetër përfaqësues i serbëve të veriut tha se me krijimin e një komune sipas planit të Ahtisaarit do të largoheshin lidhjet me shtetin serb, gjë të cilën sipas tij, nuk e duan serbët e veriut të Mitrovicës.

“Mendoj se serbët do të jenë të lidhur (bashkuar) siç vepruan me referendumin dhe absolutisht do të injorojnë një institucion të tillë që do të thotë largimin nga shteti ynë amë e që quhet Serbia”, tha Jakshiq.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se integrimi i pjesës veriore të Kosovës në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës do të varet nga klima politike në Serbi.

Komente (7)

I merguari25.05.2012/10:25

Këta mirë e kanë? Qeveria po i bëson KFORIT, EULEXIT, ICO, OSB etj. etj.!!! Krimi më i mdh në këte rast është se 70 të trupave që i përmenda më lartë janë njerëz të atyre shteteve që se njohin Kosovën, e këta njerëz janë duke formue forcue shtetin e strukturat e Serbisë në veri, dmth këta janë duke sabotuar punën që bëjnë Amerikan, Gjerman, Anglez e ca të tjerë! Por kulmi i krimit vjen nga vet Qeveria e cila i din këto gjëra dhe vetëm heshtë. Ndërsa për të kritikuar shoqi shojn janë KAMPION. Unë nuk di politikë, veq po e shoh se Kosova është duke u kthyer në vitet e 90ta. Atëherë e ka pasë MILLOSHIN e tani do t'a ka të birin e tijë DACICIN. Me zëmër të plasur di ti them kësaj QEVERIJE të KOSOVËS Z O T I U M A R R O F T Ë T Ë G J I T H V E M B A R Ë.

I merguari25.05.2012/10:25

Këta mirë e kanë? Qeveria po i bëson KFORIT, EULEXIT, ICO, OSB etj. etj.!!! Krimi më i mdh në këte rast është se 70 të trupave që i përmenda më lartë janë njerëz të atyre shteteve që se njohin Kosovën, e këta njerëz janë duke formue forcue shtetin e strukturat e Serbisë në veri, dmth këta janë duke sabotuar punën që bëjnë Amerikan, Gjerman, Anglez e ca të tjerë! Por kulmi i krimit vjen nga vet Qeveria e cila i din këto gjëra dhe vetëm heshtë. Ndërsa për të kritikuar shoqi shojn janë KAMPION. Unë nuk di politikë, veq po e shoh se Kosova është duke u kthyer në vitet e 90ta. Atëherë e ka pasë MILLOSHIN e tani do t'a ka të birin e tijë DACICIN. Me zëmër të plasur di ti them kësaj QEVERIJE të KOSOVËS Z O T I U M A R R O F T Ë T Ë G J I T H V E M B A R Ë.

jusufi24.05.2012/23:57

Mos dashin zyre ju japim dru ose plum.

egzoni24.05.2012/23:30

nuk po di pse Jakshiqi nuk po niset per Prishtin se kurkush nuk e ndal garant,dhe ka te drejt se e mbron shtetin e vet

Fatmiri24.05.2012/21:08

Le te shkojne ne VENDLINDJEN E TYRE te PAREVE NE KARPATE e atje mos te lejojne me ndertue kurrfar zyreje. Le te jetojne neper rruge dhe shtalla, per qka jan edhe te kulturuem, dhe kan pervoje.

Gjilan gj ShqiperiKosove24.05.2012/20:42

Serbët në veri nuk duan Zyrë Administrative,Ah po mire po jave bojne bre,mu kone tna vishine nketon,se Shqiptaret kurre mend nuk mledhin.spo di ma shka me shkru ma keqe se e meritojm...!!!Po me dhimbsen gjithe ato viktima te pa fajshme kane shku,e kta politikanet e flliqen Kosoven dhe shumicen e popullit te ndershem qe pe shfrytzojn.

labi24.05.2012/19:54

kush po ju pyet o femije te llastruar.. A thua deri kur do durohen keta maskarenje..

1000  Karaktere
Prishtinė 14°C
Tiranė 14°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell